• Document: Adoleshentët dhe shëndeti mendor
  • Size: 1.47 MB
  • Uploaded: 2018-12-08 20:12:53
  • Status: Successfully converted


Some snippets from your converted document:

Adoleshentët dhe shëndeti mendor Udhëzime për familjet Nën kujdesin e: Amelia De Lucia, Anita Sujoldžić, Vlasta Rudan, Giorgio Gruppioni, Alessio Pollice, Maria Pia Circella e Nicola Caiati Financuar nga: European Commission Project: Cultural sensitivity and competence in adolescent mental health promotion, prevention and early intervention (CSCAMHPPEI - 015127) SIXTH FRAMEWORK PROGRAMME: Specific Support Action Faqja në Internet e projektit: http://www..fp6migratoryflows.uniba.it/index.htm Publikuar nga: Dipartimento di Scienze Statistiche, Università degli Studi di Bari, Italia. Email: adelucia@dss.uniba.it Përpunimi grafik nga: Ivan Joshi Tomić Përshtatja grafike në versionin shqip: nën kujdesin e Maria Pia Circella e Nicola Caiati Shtypur nga: Servizi CAD Viti 2006 Dimensioni i problemit “Normaliteti” në adoleshencë Stresi pikologjik Vetvlersimi Depresioni Frika dhe ankthet Imazhi për trupin dhe ç’rregullimet ushqimore Duhani, alkooli dhe drogat e tjera Shqetësimet e sjelljes Çfarë mund të bëjnë prindërit Kur dhe ku të kërkojmë ndihmë Adoleshenca është një periudhë ndryshimesh të mëdha si për fëmijën ashtu edhe për prindërin. Fëmijët, gjatë kalimit nga fëmijëria në moshën e rritur, i nënshtrohen ndryshimeve të shumta fizike, emozionale dhe në fushen e sjelljes. Kjo periudhë është e karakterizuar nga sfida të papritura dhe është e shoqëruar gjithashtu nga ankthe e probleme, si psh.: të ndihesh i pranuar, të arrish rezultate të larta në shkollë, të kesh raporte të mira me familjen, të kalosh vështirësitë dhe të marrësh vendime të rëndësishme për të ardhmen. Pjesa më e madhe e këtyre anktheve është e pa mënjanushme dhe të ndihesh i shqetësuar është diçka normale. Është e kuptueshme dhe normale që prindërit të pyesin veten nëse veprimet e fëmijëve të tyre adoleshentë janë normale, apo, devijojnë nga normaliteti. Këto pyetje mund të bëhen shkak për shqetësime të rënda. Ndonjëherë prindërit e kanë të vështirë të zgjedhin momentin e duhur për të ndërhyrë në jetën e fëmijëve të tyre. Prindërit njohin shumë mirë sfidat me të cilët adoleshentët e sotëm duhen të përballen, dhe disa nga ato janë shumë të ndryshme nga sfidat që ata vetë kanë përballuar kur ishin adoleshentë. Por, ndryshimi midis gjeneracionve ekziston dhe shpeshherë për të rriturit është e vështirë të perceptojnë proçesin e ritjes së fëmijëve. Pjesës më të madhe prej nesh i kujtohen vetëm pak gjëra nga ngjarjet e shkuara, të ndjenjave, të ndryshimeve më të rëndësishme të jetës sonë, dhe mendimet që na vijnë ndërmend reth asaj periudhe na kujtojnë ankthet dhe vështirësitë e kalimit nga fëmijëria në pjekuri. Prindërit shpesh kujtojnë dhe idealizojnë vetëm momentet e bukura të adoleshencës së tyre dhe “harrojnë” çastet më të vështira dhe më dekurajuese, ndërkohë që janë pikërisht këto të fundit që do t’u hynin në punë për të ndihmuar që fëmijët e tyre të kalonin problemet emotive dhe të sjelljes. Sidoqoftë, të kuptosh këto ndryshime dhe të njohësh kur dhe si të ndërhysh për të ndihmuar fëmijën ti kalojë, është një detyrë dhe një rol parësor për prindërit. Kjo broshurë ka për qëllim që të ndihmojë prindërit të gjejnë përgjigje për pyetjet që kanë dhe gjithashtu të ndihmojë ata që të kuptojnë se çfarë është normale dhe çfarë jo, gjatë rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve të tyre (nga mosha 11 deri 22 vjeç). Kujdesi i përditshëm i prindërve duhet të drejtohet si kundrejt problemeve “normale” të fëmijëve si psh.: influencimi nga shoqëria, pavarësia dhe identiteti i tyre, seksualiteti, përgjegjshmëria, ashtu edhe kundrejt problemeve të tjera më të rëndësishme si psh.: sjelljet e dhunshme, fillimi i konsumimit të pijeve alkoolike dhe drogave, depresioni adoleshencial ose ankthet dhe ç’rregullimet ushqimore. Edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë rinore kalon gjatë kësaj faze tranzicioni pa vështirësi serioze, nje numër i konsiderueshëm vajzash ose djemsh shfaqen të paaftë për të përballuar gjithë sfidat që u dalin përpara, dhe mund të kenë probleme emozionale, të cilat nqs nënvlerësohen, mund të krijojnë në një të ardhme pasoja të dëmshme për ekujlibrin e tyre mendor dhe për shëndetit e tyre fizik. Prandaj, është shumë e rëndësishme, si për adoleshentët ashtu edhe për prindërit, të njohin sinjalet e alarmit të këtyre problemeve, dhe të arrijnë t’u ofrojnë fëmijëve të tyre ndihmën e duhur. Adoleshenca është një fazë zhvillimi që fillon me pubertetin dhe mbaron me mbulon afërsisht periudhën nga 11 deri ngadalësimin e ritjes fizike, që në 22 vjeç. Fjala pubertet përdoret shpesh i bashkangjitet tendencës të shpesh për të vënë në dukje largimit nga familja dhe manifestimet fizike të zhvillimit seksual. Adolesh

Recently converted files (publicly available):